Incident i rëndë në Krujë; Merr flakë autobusi me besimtarë
Një autobus me besimtarë katolikë, është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Krujë. Autobusi me 35 pasagjerë ka shpërthyer në flakë në ecje. Mediat raportojnë se deri tani bëhet fjalë për dy viktima dhe disa të plagosur rëndë.
Pasagjerët, shumica të gjinisë femër, thuhet se ishin nisur nga Vlora për një ekskursion dy ditor në Shkodër. Personat më të dëmtuar raportohet se kanë qenë të ulur në pjesën e pasme të autobusit, nga ku kanë shpërthyer edhe flakët.
VIJON
12 të plagosur, të gjitha të gjinisë femër, janë transportuar në spitalin e djegies plastike në QSUT, me djegie të rënda në trup, Pjesa tjetër e të lënduarve po trajtohet në spitalin e Krujës.
Një nga pistat për shpërthimin e autobusit, është për shkak të impiantit të gazit.
Një nga pasagjerët që ndodheshin në autobus, Atë Konstandini, tha për News24 se autobusi shpërtheu menjëherë.