Chimamanda Ngozi Adichie: Në djall me pëlqyeshmërinë
Novelistja nigeriane dhe mendimtarja e njohur feministe Chimamanda Ngozi Adichie mbajti një fjalim shumë të bukur në ceremoninë e çmimeve të Girls Write Now 2015 për grackat që has kur ndjek pëlqyeshmërinë.
Gratë janë mësuar që në moshë të re të jenë të padëmshme, shpjegon Adichie, që mund të pengojë rritjen tonë si qënie njerëzore, duke na ndaluar të bëjmë një jetë plotësisht të vetë-aktualizuar:
Unë mendoj se ajo që shoqëria jonë i mëson vajzave të reja, dhe mendoj se është gjithashtu diçka që është mjaft e vështirë edhe për gratë më të moshuara dhe feministe të vetë-deklaruara ti kushtojnë vëmendje, është se ideja që pëlqyeshmëria është një pjesë thelbësore e juaja, e hapësirës që ju zini në botë, që ju duhet të merrni forma të ndryshme për ta bërë veten të pëlqyeshme, që duhet të tërhiqeni ndonjë herë, mos flisni shumë, mos bëni shumë presion, sepse ju duhet të jeni të pëlqyeshme.
Unë them se këto janë dëngla.
Pra, ajo që unë dua tu them vajzave të reja është ta harrojnë pëlqyeshmërinë. Nëse ju filloni të mendoni se si të jeni të pëlqyeshme, nuk do ta tregoni historinë tuaj sinqerisht, sepse do të jeni të shqetësuara që të mos ofendoni, dhe kjo do ta prishë historinë tuaj.
Me të vërtetë dëngla./A.A.