Fytyra e vërtetë e protestës së djeshme përpara Bashkisë (Foto)
Aksioni i djeshëm i aktivistëve të Organizatës Politike për të sjellë një nga kazanët e mbeturinave përpara derës së Bashkisë, veç përleshjeve me policinë nxori në pah palën tjetër në këtë konflikt, njeriun e varfër që përpiqet të nxjerrë jetesën përmes riciklimit.
Pamjet e këtij zotërie që mbledh atë çfarë ka mbetur në tokë nga përleshja e aktivistëve me policinë, tregojnë realitetin e trishtë dhe arsyen e vërtetë pse protestohet.
Me siguri që ky “shkelës ligji” nuk e di se ka guxuar shumë, duke kryer krimin e tij përpara derës së institucionit që ka nisur valën e arrestimeve dhe sekuestrimeve ndaj mbledhësve të jashtëligjshëm të mbeturinave.
Ditën e djeshme aktivistë të shoqërisë civile dhe dhjetëra qytetarë protestuan përpara dyerve të bashkisë së Tiranës për vdekjen e 17 – vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës dhe “kampet e vdekjes” siç i quajnë ata vendet e punës me kushte të mjerueshme.
/l.k./

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.