Alicia Keys këndon për një të dashur të të njëjtës gjini
Alicia Keys ka nxjerrë një këngë të re ku këndon për një të dashur femër, duke i bërë njerëzit të spekulojnë se ajo mund të ketë dalë hapur si biseksuale.
Këngëtarja ka dy fëmijë me burrin e saj, këngëtarin e hip-hopit, Swizz Beatz.
Por, pavarësisht se kanë një martesë të lumtur, muzikantja ka nxitur spekulime duke nxjerrë një këngë në të cilën ajo duket se këndon për një të dashur femër.
Fansat kanë vënë re tekstin e këngës Where Do We Begin Now, e cila është përfshirë në albumin e saj të ri Here.
Në të ajo këndon: “Çfarë do të bëjnë ata që ne kemi të njëjtën gjini, dhe po kalojmë gjithë këtë kohë bashkë?
“Kjo mund të jetë dashuria që nuk është bërë ende, edhe pse është në mendjen time
“Ne as që kemi biseduar për të, por a dëshiron të dalësh hapur?”
Në kor, ajo këndon: “Si ta di që kjo dashuri është e fortë? Si ta kuptoj kur shkon keq?
“Ku do të fillojmë tani? Çfarë do tu tregojmë miqve tanë?”
Keys nuk e ka elaboruar kuptimin e këngës, edhe pse Gossip Cop pohon se një burim këmbënguli se kënga “nuk ishte autobiografike”.
Gjatë javëve të fundit, Keys është bashkuar me një grup personash të famshëm që po flasin kundër Donald Trump.
Ajo shpjegoi për NME: “Ne mund të sigurohemi që të shfaqemi ashtu si duhet dhe të shfrytëzojmë të drejtën tonë për të ndihmuar atë që duam të zgjidhet./A.A.