Burri preferon të rrezikojë jetën e gruas, vetëm që ajo të mos hipë në helikopter me burra të huaj
Shirat e rrëmbyer kanë rrezikuar seriozisht jetën e familjarëve të një familje në njësinë administrative Lis, në Burrel. Për të shpëtuar këtë familje në dispozicion është vënë një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili ka arritur të nxjerrë shëndoshë e mirë një të moshuar 85-vjeçare, nusen e re të shtëpisë dhe foshnjën e saj 5 muajshe, raporton Balkanweb.
Çudia më e madhe qëndron në faktin që helikopteri ka qëndruar 45 minuta në ajër, pasi djali i shtëpisë nuk pranonte kurrsesi që nusja e tij shtatzënë të hipte në helikopter me “burra të panjohur”.
Po kështu, ai nuk pranonte që ata të shpëtonin edhe foshnjën e tyre 5-muajshe.
Pas 45 minutash negociata, babai u bind, dhe i lejoi forcat e Ushtrisë të shpëtonin gruan dhe vajzën e tij, ndërkohë që banesa ishte “nën ujë”./A.A.