Vlorë/ Mësuesi ish-dënuar për vrasje luan me letra me nxënësit në klasë
Emisioni investigativ Fiks Fare ka publikuar dje pamje të Eljus Thartorit, mësues i edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, duke luajtur me letra me nxënësit në klasë.
Gjuha që nxënësit përdorin për të etiketuar drejtoreshën gjatë bashkëbisedimit me mësuesin është fyese dhe denigruese. Ndërkohë mësuesi, totalisht në kundërshtim me ligjin, i inkurajon nxënësit të fyejnë drejtoreshën.
Eljus Thartori, i cili jep mësim në këtë shkollë prej tetë vitesh, është dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.
Ndërkohë ka qenë vetë Thartori që i është drejtuar Fiks Fare, pasi pretendonte se ishte shkarkuar padrejtësisht nga puna. Gjatë verifikimit të ankesës, gazetarët kanë zbuluar se vazhdonte të ushtronte profesionin, ndërkohë që në dokumentacionin e tij mungonte dëshmia e penalitetit.
/l.k./