150 studentë të Akademisë së Policisë, takim për çështjet LGBTI në Shqipëri (FOTO)
Rreth 150 studentë të Akademisë së Sigurisë pritën dje kolegët britanikë në një sesion informues mbi çështjet LGBTI. Tre punonjësit e policisë britanike Louis Provart, Inspektor Policie ne Mbretërine e Bashkuar dhe Bashkë-drejtues i Shoqatës Kombëtare të Policisë LGBT në UK, Tatjana Arsoba nga Policia Metropolitane e Londrës dhe Peter Rigby nga Policia e Staffordshire njëkohësisht anëtarë të komunitetit LGBT ndanë eksperiencat e tyre me studentët e Shkollës së Policisë.
Trajnimi kishte si qëllim identifikimin e mundësive për trajtimin e diskriminimit ndaj personave LGBTI si dhe forcimin e partneritetit midis Policisë së Shtetit, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit LGBTI.
Ky aktivitet u organizuar nga Stonewall, organizata më e madhe për të drejtat e komunitetit LGBT në Britani, në bashkëpunim me organizatat Aleanca LGBT, Pro LGBT dhe Equal Rights Association (ERA).