Qeveria polake ndalon kontraceptivët për parandalimin e shtatzënisë
Një ligj i ri në Poloni të detyron të kesh një takim të të paracaktuar tek doktori për marrjen e kontraceptivëve oral, një dhunim i të drejtave të grave në Poloni si dhe dhunim i vlerave evropiane, sipas eurodeputetëve.
Qeveria polake akuzohet se po lançon një anti-revolucion seksual që bie ndesh me vlerat e përbashkëta evropiane, duke reduktuar aksesin e grave ndaj këtyre pilulave dhe kontraceptivëve.
Një ligj i miratuar nga presidenti polak, Andrzej Duda, i shndërron këto kontraceptivë në ilaçe që mund të merren vetëm nëpërmjet nënshkrimit nga doktori.
Gratë dhe vajzat mbi 15 vjeç do të duhen tani të paracaktojnë një takim tek doktori. Aktivistët polakë dhe deputetë evropianë në Bruksel shprehen se ndryshimi ligjor do të impaktojë më së shumti viktimat e përdhunimeve dhe ato që jetojnë në zona periferike të izoluara.
Eurodeputetja holandeze, Sophie in’t Veld u shpreh se legjislacioni përbën një dhunim të të drejtave europiane.”Qeveria aktuale populiste e Polonisë po e përforcon këtë revolucion anti-seksual kundër interesave shëndetësore të grave dhe vajzave polake” shprehet ajo.
“Duke e ulur ndjeshëm aksesin ndaj kësaj pilule, kombinuar me refuzimin e doktorëve për të siguruar një trajtim mjekësor të tillë për shkak të motiveve fetare, do të ketë impakt negativ”.
Një grup përfaqësuesish të Parlamentit Evropian vizitoi Poloninë në Maj për ti folur aktivistëve në lidhje me shqetësimet e tyre mbi legjislacionin si edhe aspekte të tjera si qëndrimi i qeverisë ndaj shëndetit riprodhues.
Disa nga shqetësimet e ngritura janë:
“Në Poloni edhe nëse je një viktimë e përdhunimit, do të duhet të luftosh për të gjetur një doktor që mundet ose nuk mundet të të ndihmojë”
“Ligji i ri polak i miratuar nga autoritetet shoviniste lejon abuzimin me pushtetin nga doktorët të cilët mund ta perceptojnë si të drejtën e tyre gjykimin mbi jetët seksuale të këtyre grave bazuar në kredon e tyre morale. Si evropianë nuk mund të rrimë këmbëkryq e të shikojmë”
Ministri polak i shëndetësisë , Konstanty Radziëill shprehet se legjislacioni i ri erdhi si emergjencë për shkak të abuzimit me këto kontraceptivë .
Polonia ka disa prej ligjeve më strikte në Europë në lidhje me abortin . Legjislacioni aktual i ndalon të gjitha abortimet vetëm në rast se shtatzënia është rezultat i një përdhunimi ose incesti, ose nëse përbën një risk shëndetësor për mamanë dhe nëse fetusi është deformuar.
/k.m/
Burimi: The Guardian