Torturohet dhe i pritet koka transgjinores në Pakistan
Një transgjinore 25 vjeçare është torturuar deri në vdekje nga persona të paidentifkuar në Pakistan.
Autoritetet kanë qenë të paafta për të identifikuar trupin e pajetë, i cili u gjet tre ditë pas vdekjes.
Trupi i 25 vjeçares është hedhur pranë një ferme në qytetin veri-perëndimor të Peshawarit. Ceremonia e varrimit u krye të dielën pasi iu morën shenjat e gishtërinjve.
Policia po vijon investigimet për vdekjen makabër. Sipas disa të dhënave në Pakistan jetojnë më shumë se 10.400 persona tras por sipas aktivistëve bëhet fjalë për një numër më të lartë.
Pakistani ka ndërmarrë një sërë iniciativash për të sigruar të drejta të barabarta për personat trans.
Në vitin 2009 Pakistani e njohi zyrtarisht gjininë e tretë kur nxorri në qarkullim kartat e identitetit me markuesin x për gjininë neutrale.Ndërsa një universitet ofroi në fillim të këtij muaji edukim falas për studentët trans.
Në gusht qeveria propozoi një projek-tigj për mbrotjen e personave transgjinorë. Por pavarësisht këtyre iniciativave të ndërmarra nga instancat shtetërore, dhuna dhe sulmet fizike ndaj komunitetit trans vijojnë të prevalojnë.Vetëm muajin e kaluar u pëdhunuan dy transgjinore. Dy transgjinore të tjera janë rrahur brutalisht nga 5 burra që arritën të hynin forcërisht në shtëpinë e tyre me qira.
Disa javë më parë u registrua një zjarrvënie ndaj një grupi transgjinoresh,ku mbeti e vrarë njëra prej tyre./k.m/
Burimi: Pink News

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.