Shkakton trazira filmi iranian i realizuar nga një regjisore grua i propozuar për nominimet Oscar
Një film ku përshkruhet jeta e një vajze të re e cila nëpërmjet fantazisë i largohet realitetit të vrazhdë të Tehranit gjatë periudhës së Post-Revolucionit të vitit 1979, është filmi i parë i realizuar nga një regjisore grua dhe njëkohësisht propozimi për kategorinë e filmit të huaj në Akademinë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Por këtë lajm askush nuk po e feston në vendin iranian. Kritikët e filmit kanë shfaqur mospëlqimet e tyre ndaj këtij filmi, dhe nga reagueshmëria jo fort e mirë duket sikur regjisorja së bashku me bashkëshortin e saj mund ta kenë gati-gati të pamundur marrjen e vizës për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në muajin mars.
Nominimet për Oscar do të bëhen publike në muajin janar.
Prap së prapi regjisorja dhe shkrimtarja 47 vjeçare Narges Abyar ndihet konfidente dhe beson në fuqinë e artit për të ndërtuar një urë komunikimi midis kulturës dhe politikës.
” Kinemaja, kultura dhe arti nuk njohin kufij, por përkundrazi e bëjnë njerëzimin më të bashkuar,” shprehet regjisorja iraniane për ” The Associated Press”.
Filmi me titull ”Breath”/ ”Marr frymë” fokusohet në jetën e Baharit, vajzës energjike në Iranin e zymtë pas Revolucionit islamik. Në film portretizohet historia e pushtimit të Iranit nga Iraku dhe fillimi i një lufte 8 vjeçare.
Bahari përdor imagjinatën dhe librat për tu larguar nga dëshpërimi që ka kapluar vendlindjen e saj. ‘‘Mos e lini të lexojë kaq shumë, ajo do të çmendet’‘ i thotë gjyshja prindërve të Baharit.
Abyar e pranon se ka bërë një film me qëndrim kundër luftës. ”Filmi tregon fatkeqësitë që sjell lufta dhe sidmos impaktimin psikologjik tek fëmijët” shprehet regjisorja.
Jo surprizuese, tematika e filmit mbetet kontroverse për shumë kritikë të filmit të cilët e përshkruajnë luftën Iran-Irak në terma religjiozë si ”Mbrotjen e Shenjtë” nga diktatori Saddam Hussein. ”Perëndimi po propagandon me komente negative ndaj nesh, kështu që ne nuk duhet ti shpenzojmë taksat tona për një film të tillë’‘ u shpreh një kritik filmi në Iran./k.m/
Burimi: Daily Star