Njerëz në shitje: kur jetët njerëzore vihen në ankand
´´Tetëqind,´´ thërret moderatori gjatë ankandit. ´´900…1.000..´´ Shitur! Për 1.200 dinarë libianë – ekuivalente e 800$.
Jo një makinë e përdorur, as një copë toke, as një artikull apo mobilje. Nuk bëhet fjalë për mallra, por për qenie njerëzore.Këto janë imazhet gjatë një filmimi me celular të një tregtie skllevërish , një filmim i siguruar nga CNN: Një prej djemve që po shitet është një djalë nigerian në të njëzetat e tij i paidentifikuar.
Ai është ofruar për shitje si pjesë e grupit të ´´djemve të fortë fizikisht për punë në fermë´´ sipas drejtuesit të ankandit, i cili ka qëndruar jashtë kamerës. Vetëm dora e tij duket teksa bën me gisht djemtë nigerianë për shitje.
Përmes kamerave të fshehta gazetarë investigativ nga CNN arritën të depërtonin brenda një ndërtese në periferi të qytetit të Tripolit, muajin e kaluar ku u vunë re me dhjetëra njerëz që dalin në ankand për 6 deri në 7 minuta.
´´A kërkon dikush një qymyrxhi? Ne ju ofrojmë një qymyrxhi të fortë´´ shprehet drejtuesi i ankandit.
Pas ankandit gazetarët arritën të hynin në kontakt me dy prej djemve të shitur. Ata ishin aq shumë të traumatizuar saqë nuk arritën të artikulonin asnjë fjalë.
CNN u informua për 9 lokacione të tjera që zhvillojnë ankand ´´skllevërish´´ , por besohet të ekzistojnë më shumë se aq. Më poshtë paraqiten lokacionet e tjera:
Çdo vit me mijëra veta kalojnë kufirin e Libisë, ku shumica janë refugjatë që largohen drejt Europës për mundësi më të mira nisur nga gjendja ekonomike dhe konfliktuale në vendet e tyre.
Shumica kanë shitur çdo gjë për të financuar udhëtimin e tyre përmes Libisë drejt bregdetit si dhe hyrjen në Mesdhe. Së fundmi masat mbikëqyrëse janë shtuar nga rojet bregdetare në kufi, që nënkupton se më pak varka arrijnë të dalin nga Libia. Kjo i lë hapësirë kontrabandistëve ti kthejnë këta refugjatë në skllevër për shitje. Më poshtë gjenden dhe filmimet e ankandit:
Filmimet investigative të realizuara nga CNN i janë dorëzuar autoriteteve libiane, të cilat kanë premtuar se do të ndërmarrin një investigim të mëtejshëm.
Togeri i parë i qeverisë për Agjensinë e emigrimit në sektorin Anti-legal u shpreh se në Tripoli ai nuk ka ndeshur akoma ankande për skllevër, por ai e pranoi se banda të organizuara kriminale po operojnë në qarqe kontrabanduese në vend./k.m/
Burimi: CNN