Të rinjtë që po pasurojnë “Wikipedian” shqip me informacione mbi feminizmin dhe LGBTI
Foto: Wikimedia
Wikipedia ose e ashtuquajtur ”enciklopedia e hapur’’ është një platformë e aksesueshme nga të gjithë ku çdokush mund të bëhet autor dhe të kontribuojë me informacione të sakta dhe objektive për tematika të ndryshme. Gjatë shfletimit online shihet se në gjuhën shqipe informacioni rreth biografive të vajzave/grave si edhe komunitetit LGBT është shumë i varfër.
Greta Doçi, programuese në profesion, është një prej “Wikipedianeve”. Ajo tregon në një intervistë për Historia Ime mbi nismën për përditësimin e Wikipedia shqip për temat e diversitetit dhe feminizmit.
“Aktualisht jam duke zhvilluar me disa “Wikipedianë” të tjerë një konkurs rreth biografive të vajzave dhe grave shqiptare, të cilat kanë dhënë një kontribut të vyer në shoqëri, sidomos gjatë kohës së komunizmit’’ tha Greta për Historia Ime.
Ky projekt biografish e ka zanafillën nga organziata jo-fitimprurëse ’’Art and Feminism’’ , e cila ndodhet në San Francisko por është goxha aktive dhe në Britaninë e Madhe. Së fundmi kjo organizatë ka zhvilluar një aktivitet në bashkëpunim me BBC me titull “100 Biografitë’’ që nënkupton hartimin e 100 artikujve cilësorë në Wikipedia për gratë.
Greta ndan me ne detaje rreth “Wiki-Projektit LGBT“ ku synohet të sillen në gjuhën shqipe informacione mbi termat dhe historikun e lëvizjes LGBT:
Pasurimi i Wikipedia-s shqiptare me artikuj rreth LGBT ka dhe anën tjetër të medaljes. Shpeshherë për shkak të tematikës ”së nxehtë” këto artikuj kërkojnë rishikim të vazhdueshëm për shkak të ”sulmeve” nga persona që shtojnë komente përbuzëse dhe ofenduese.
Për këtë problematikë Greta dhe komuniteti i Wikipedianëve shqiptarë e kanë një zgjidhje:
- Foto nga Wikipedia Weekend Tirana 2015
/k.m/