Presidenti francez Emmanuel Macron do të ndalojë me ligj ofendimet me bazë gjinore
Ofendimet me bazë gjinore do të kthehen në ilegale në Francë. Sipas presidentit francez me reformën e re edhe të fishkëllyerit ose abuzime të tjera seksuale do të përbëjnë vepër penale. Në një përpjekje për të ulur dhunën ndaj grave e vajzave, ku 123 prej tyre u vranë vitin e kaluar nga bashkëshortët, Marcon zbuloi reformën rreth gjuhës seksiste.
Gjatë fjalimit në Pallatin ‘‘Elysee‘‘ në Ditën Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës kundër grave, presidenti u përbetua se do të ndihmonte në çrrënjosjen e gjuhës patriarkale.
”Ofendimet me bazë gjinore do të kriminalizohen” u shpreh gjatë fjalimit presidenti. Ai gjithashtu premtoi lançimin e një linje këshillimi online për viktimat e diskriminimit seksist dhe ngacmimit seksual. Macron u shpreh se për një periudhë të gjatë njerzëit kanë qenë indiferent ndaj seksizmit.
‘‘Kjo mbetet e papranueshme. Gratë dhe vajzat duhet të ndihen rehat në hapësirat publike. Gratë nuk duhet të frikësohen për të përdorur hapësirat publike. Kjo duhet të përbëjë një nga prioritetet e policisë sonë‘‘.
Fatkeqësisht Franca ende duhet të punojë fort në legjislacionin vendas për të njohur ligjërisht personat me gjininë e tretë ose identitet gjinor ndyshe nga dikotomia femër-mashkull/ vajzë-djalë.
Gjykata më e Lartë e Apelit në vend mbështeti një vendim gjyqësor në Maj, ku thuhej se ndalohet që një individ të ndryshojë në dokumente zyrtare gjininë duke zgjedhur gjininë neutrale, asnjanëse./k.m/
Burimi: Pink News

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.