Dënohet me 50 vite heqje lirie pasi vrau partneren e tij transgjinore
Një burrë i cili qëlloi dhe vrau partneren e tij transgjinore është dënuar me 50 vite burgim. Daniel Molayem është shpallur fajtor për vrasjen e kryer pasi qëlloi partneren e tij për vdekje. Përpara vrasjes Daniel ka qenë në një lidhje për 15 vite me 32 vjeçaren Kourtney Yochum.
Sipas dëshmitarëve në 23 Mars të vitit të kaluar Malayem, 41 vjeçar e qëlloi në kokë duke i shkaktuar vdekjen partneres me emrin Yochum në Los Anxhelos. Një e afërme e viktimës, Lacy Wren dëshmoi në seancën gjyqësore se Molayemi ishte vrasësi i të ndjerës.
‘‘Kur policia më kontaktoi dhe më pyeti rreth viktimës pasi unë isha shumë e afërt me të, u shpreha se i dyshuari kryesor është Danieli pasi Kourtney gjithmonë shprehte frikën se mos vritej nga partneri i saj‘‘ shprehet dëshmitarja.
Sipas investigimeve të realizuara pas vrasjes, forcat policore raportojnë se shkak i krimit dyshohet të jetë një grindje midis çiftit.
Molayem u shpall fajtor gjithashtu për sulm me armë zjarri dhe përdorimin e një pistolete. Në Nëntor në një raport të lëshuar nga një fushatë ndërgjegjësuese për të drejtat njerëzore doli në pah se 25 persona transgjinorë janë vrarë në SHBA për këtë vit. Ky lloj trendi i ka shtyrë avokatët për personat LGBTQ të kërkojnë më shumë mbrojtje ligjore për komunitetin trans./k.m/
Burimi: Pink News