Lideri çeçen: “Abuzimi i të drejtave njerëzore, një shpifje e agjensive të huaja”
*Foto: The Independent
Ramzan Kadyrov ka përuruar hapjen e resortit të parë për ski në Çeçeni. Projekti ka kushtuar disa miliona dollarë dhe ende nuk është përfunduar plotësisht. Për liderin çeçen ky projekt është simbolik dhe shumë i rëndësishëm. Vendi ku është planifkuar ky resort ka qenë më parë fortesa e grupeve ekstremiste islamike. Përpara saj, këto male ishin qëndresa e grupeve separatiste që kërkonin ndarjen nga Rusia.
Më pas lideri çeçen u pyet se sa preket republika e Çeçenisë nga vendimi i SHBA për ta vendosur liderin e saj në listën e personave që i ndalohet hyrja, nëse ky fakt do të sjelli më pak turistë në vend. Lideri Kadyrov u përgjigj: “Ti e di se kush i mbron të drejtat njerëzore këtu” u shpreh ai me një nënqeshje në fytyrë. Ai vijoi të insistonte se asnjë person në republikën çeçene nuk dhunon të drejtat njerëzore. “Kjo e gjitha është një shpifje nga agjensitë e huaja…të ashtuquajturit aktivistë për të drejtat njerëzore shpifinin lloj-lloj gjërash për tu paguar”.
Ramzan Kadyrov nuk e fsheh përbuzjen që ka për grupet e të drejtave njerëzore kur thotë: “Lërini të punojnë diku tjetër…Të gjithë ata që mbrojnë të drejtat njerëzore dhe personat gejtë në veçanti, janë agjentë të huaj. Ata e kanë shitur vendin, njerëzit dhe fenë e tyre”. Muajin e kaluar, drejtuesi i grupit të të drejtave njerëzore në Çeçeni me emrin – Memorial- u arrestua. Oyub Titiyev mori dënimin prej 10 vitesh heqje lirie pasi policia i gjeti sasi marijuane në makinë. Pas dënimit të tij, Titiyev i shkruajti një letër të hapur presidentit Putin, duke insistuar se ky ishte një kurth i ngritur ndaj tij.
Grupi që ka drejtuar Oyub ka mbledhur raportimet mbi vrasjet dhe zhdukjet msiterioze të personave në Çeçeni./k.m/
Burimi: BBC