Pse janë vetëm burrat fytyra e lëvizjes së të drejtave civile?
Është koha të festojmë gratë. Ato mijëra heroina të padëgjuara.
Dhjetëra mijëra prej tyre kanë marshuar krahë më krahë me burrat. Gra dhe vajza janë kërcënuar, rrahur dhe burgosur. Gratë me ngjyrë gjithashtu kanë luajtur një rol të madh në përpjekjet e organizimeve lokale dhe kombëtare.
Kay Mills, Autore e This Little Light of Mine: The Life of Fannie Lou Hamer thotë: Shumë gra të lëvizjes nuk i kanë marrë meritat e tyre sepse të jemi të sinqertë, janë burrat ata që e kanë shkruar historinë. Dhe mendoj se nëse do të ketë më shumë gra që shkruajnë historinë, do të kemi më shumë histori të tilla.
Në vitin 2005, Julian Bond, ish drejor i NAACP thotë, ”Një proverb kinez thotë, ‘Gratë përbëjnë gjysmën e botës.’ Në rastin e lëvizjes së të drejtave civile përbën me shumë mundësi tre të katërtat e botës.”
Dr. Dorothy Height ishte një nga figurat më me influencë në lëvizjen për të drejtat civile. Height bënte strategjinë e lëvizjes. Ajo gjithashtu drejtonte Këshillin Kombëtar të grave me ngjyrë për 40 vite me rradhë. Në atë pozicion ajo organizoi programe sociale për të përmirësuar jetët e afro-amerikanëve në jug. Height ishte gjithashtu një feminist që punonte për barazinë gjinore. Ajo ka thënë, “Kam kuptuar që nuk ka mundësi të përmirësojmë familjet më ngjyrë, pa përmirësuar gruan.”
Diane Nash, thotë, “Kur shkova në jug dhe pashë tabelat që ndanin të bardhët nga ata me ngjyrë, dhe unë nuk mund të pija ujë nga ai rubinet, apo nuk mund të shkoja në atë tualet, pata një reagim ndaj kësaj.”
Ajo ishte themeluese e Komitetit Koordinues të Studentëve jo të Dhunshëm dhe organizoi Freedom Riders (Liderët e Lirisë). “Kur njerëzit më falenderojnë për punën time, u them ju lutem edhe në emër të atyre mijëra njerëzve që morën pjesë në lëvizje përkrah meje.” Ajo gjithashtu ishte e përfshirë në fushatën e të drejtës së votimit Selma në vitin 1965.
“Liria, si definicion, është që njerëzit të kuptojnë se ata janë liderët e vetes.” Diane Nash
Fannie Low Hamer ishte një tjetër grua e lëvizjes, e cila u sterilizua pa dijeninë apo miratimin e saj në Mississippi.
Kay Millis ka thënë për të: “Ajo ishte një dritë e vogël, në fakt ajo ishte një dritë e madhe dhe e ndriçoi atë dritë në shumë vende të errëta të shpirtit të Amerikës.”
Në vitin 1964 ajo dha një dëshmi të fuqishme në Kuvendin Kombëtar Demokratik. Ajo dhe Partia Demokratike e Lirisë së Mississippit donin të sfidonin delegacionin me vetëm anëtarë të bardhë të Mississippit. Presidenti Johnson ishte i frikësuar nga dëshmia e saj dhe dha një konferencë shtypi për të shpërqëndruar stacionet televizive, por fjalimi i Hamer u transmetua më vonë gjithsesi./A.A.
“Kjo është Amerika, toka e të lirëve dhe shtëpia e guximtarëve, ku ne duhet të flemë me telefonat e shkëputur sepse jetët tona kërcënohen përditë, sepse duam të jetojmë si qënie njerëzore në Amerikë?” Fannie Low Hamer