Modelja transgjinore emërohet si këshilltare pranë Partisë Angleze
Foto: BBC
Modelja transgjinore e cila u pushua nga puna prej kompanisë “Loreal” ëshë kontaktuar nga Patia e Punës në Angli në pozicionin e këshilltares për të propozuar politika më miqësore dhe sociale ndaj komuniteteve të margjinalizuara.
Modelja e bëri publik këtë vendim nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social Twitter, duke hedhur një foto ku duket modelja në një takim me kryetarin e Partisë së Punës në Angli, Jeremy Corbyn. Munroe ishte modelja e parë transgjinore që drejtonte një fushatë ndërgjegjësuese për kompaninë “L’oreal” por u largua nga puna në shtator pas incidentit në rrjetet sociale ku modelja kritikon racizmin e personave të bardhë kundrejt të tjerëve .
Modelja 29 vjeçare do të punojë ngushtësisht me Ministrinë e Çështjeve Sociale, e cila ka zhvilluar së fundmi një panel diskutimi dhe këshillimi për çështjet e LGBT dhe të drejtat e grave.
Këshillues të tjerë pranë këtij paneli janë bërë publikë dhe ndër ta bën pjesë Linda Riley, publikuese pranë revistës së dedikuar për gratë LBT si dhe sipërmarrësen Anthony Watson.
Munroe, e cila vjen nga qyteti i Londrës, u etiketua si “ikona e diversitetit” gjatë periudhës kur u rekrutua prej gjigandit kozmetik “L’oreal” për fushatën e marketingut. Kontrata e saj e punës u pezullua për shkak të kritikave të saj të ashpra, të cilat kompania “L’oreal” I cilësoi si të papërshtatshme me politikat dhe normat e tyte të etikës./k.m/
Burimi: BBC