Bastisen zyrat e gazetës turke, dhjetëra të arrestuar
Foto: Twitter
Zyrat qendrore të gazetës “Özgürlükçü Demokrasi” në distriktin e Stambollit, Beyoğlu u bastis nga focat policore në orët e para të 28 marsit, teksa dhjetëra punonjës të kësaj zyre janë arrestuar.
Policia arriti në zyrat e gazetës pak pas mesnate dhe kërkoi përreth zyrave lokale, deri në 3 të mëngjesit. Identiteti i gazetarëve dhe punonjësve të arrestuar nuk është bërë i ditur.
Gazeta turke “Özgürlükçü Demokrasi” (në shqip: demokracia liberale) është një gazetë online në gjuhën turke me target grup personat kurd. Ajo u lançua në 23 gusht 2016, vetëm disa ditë pasi gazeta pro-kurde “Özgür Gündem” u mbyll pas një sërë seancash gjyqësore. Website-i i gazetës ishte i paaksesueshëm brenda kufinjve të Turqisë.
Rasti i mësipërm edhe pse shkel lirinë e shtypit në Turqi, nuk mbetet rast i paprecedentë. Kjo për arsye se autoritet turke kanë arrestuar dhe mbyllur dhe më parë media të ndryshme. Së fundmi autoritetet lokale kanë arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë njerëz të cilët në rrjete sociale kanë kritikuar operacionin ushtarak turk në veri-perëndim të distriktit sirian, Afrin.
Ndër personat e arrestuar përfshihen gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut, politikanë si dhe 4 pjesëtarë të parlamentit nga partia opozitare pro-kurde, pjesëtar të organizatave jo-qeveritare, akademikë si dhe plot studentë./k.m/
Burimi: Human Rights Watch

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.