Foto nga festivali dedikuar komunitetit trans në Indi
Foto: Jess Kohl
Fotografi dhe regjisori Jess Kohl ka fotografuar komunitetin trans gjatë festivalit historik “Koovagam” i cili zgjat për 18 ditë.
“Jeta është e bukur. Jeta ime si transgjinore është e bukur pasi jam krenare që jam e tillë, e mbi të gjitha jam krenare për identitetin tim gjinor” shprehet Aaliyah Kahn, e cila ka nisur tranzicionin gjinor 10 vite më parë. Transgjinorja 28 vjeçare do të konkurrojë në konkursin e bukurisë të Miss Koovagam, konkursi më i madh i bukurisë për komunitetin trans që zhvillohet në Indi.
Ky konkurs bukurie është vetëm një aspekt i festivalit të Koovagam në Indi, një manifestim i komunitetit transgjinor, që zhvillohet përgjatë 18 ditëve. Por nga e ka origjinën emri i festivalit, Koovagam?
Legjenda indiane thotë se perëndia Krishna u shndërrua nga mashkull në femër, duke u quajtur Mohini, për të joshur Koothandavar e për tu martuar me këtë të fundit. Pak pas martesës, Koothandavar u ekzekutua, duke e braktisur Mohinin që vajtoi për humbjen e bashkëshortit, duke u transformuar në formën mashkullore sërish.
Tani është më e lehtë për ta kuptuar dhe shpjeguar historinë e fluiditetit gjinor dhe tranzicionit që është me rëndësi në komunitetin trans në Indi- saqë besohet se personat trans kanë prejardhjen prej Koothandavar.
“Është një ndërlidhje midis besimit, gjinisë dhe seksualitetit” shprehet i mahnitur fotografi Jess Kohl.
/k.m/
Burimi: Dazed and Confused

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.