Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit kaloi me deklarata të shumta për rikthimin e kokës pas nga historia, si mjet që mund të na ndihmojë për të mos përsëritur më kurrë të njëjtat gabime.
E këto deklarata, shumë herë u shoqëruan me shifra të personave të vrarë gjatë Holokaustit, ku shfarrosja më e madhe në masë ndodhi në kampin e përqëndrimit të Aushvicit në Poloni.
Mbi 1 milionë persona mendohet të jenë vrarë në Auschwitz, por përpos statistikave, një projekt fotografik po përpiqet të sjellë në jetë historitë e viktimave të Aushvicit, duke kthyer fotografitë bardhë e zi në fotografi me ngjyra.
Sytë e saj blu janë të ngurtësuar nga frika, duke parë nga larg në distancë. Në vend të emrit të saj, një numër shfaqet në një tabelë pranë saj. I vetmi informacion që bëhet i ditur është origjina e saj polake dhe vendndodhja e saj: Aushvic.
Imazhi i bezdisshëm i Czesława Kwoka, një 14-vjeçare katolike polak, u mor vetëm disa muaj para se ajo të vdiste në kampin më famëkeq të shfarosjes në shtetin nazist.
Falë projektit të fotografes braziliane Marina Amaral, fotografia me ngjyra tashmë është ende më tronditëse dhe mbart dhjetëra emocione brenda saj.
“Kisha sulme paniku dhe ankthi pasi punova me këto fotografi, diçka që nuk ndodh kur jam duke punuar në foto të tjera. Nuk është një gjë e lehtë për tu bërë. Lexova çertifikatat e vdekjes; Unë e di se çfarë ndodhi me këta njerëz. Dhe më duhet të kaloj orë të tëra duke parë fytyrat e tyre. “, deklaroi Amaral për Euronews.
Impakti i kësaj fotografie, e cila u ngjyros para dy vitesh nga fotografja dhe bëri xhiron e rrjetit, mbolli bërthamën e një ideje e cila rezultoi në projektin Faces of Auschwitz, një bashkëpunim me Muzeun Auschwitz-Birkenau, akademikë, gazetarë dhe vullnetarë.
Ndërsa ngjyrosja e imazheve historike të kapura në pikturë njëngjyrëshe nuk është një ide e pakritikueshme, Amaral beson se me ngjyrosjen e mundshme digjitale, mund të rikuperojmë sensing e humbur të njerëzimit, duke kthyer viktimat e Aushvicit në më tepër se thjeshtë numra për statistikë.
“Unë mendoj se ky projekt i humanizon ata. Ata nuk janë më vetëm numra apo statistika, por janë njerëz si ju dhe unë. Ngjyrat na bëjnë të ndjehemi më empatikë. Ata na ndihmojnë të lidhemi me temën në një mënyrë më të thellë dhe kuptimplotë. Kur shohim fotot me ngjyra, nuk ka më një pengesë emocionale. Këta njerëz papritmas janë më të relativizuar; më të vërtetë, prej mishi dhe gjaku.”, deklaroi fotografja.
“Ju nuk mund ta shihni gjakun që rrjedh nga buza e Czesława Kwoka, përveç nëse e dini historinë që ajo u rrah vetëm disa minuta para se të bëhej fotografia. Por tani ju mund ta shihni atë, dhe prej atje, është krijuar një lidhje emocionale.” shtoi Amaral.
Kwoka u internua në kamp, së bashku me nënën e saj Katarzyna, nga fshati i tyre në rajonin polak të Zamość, një zonë e caktuar nga nazistët për t’u përdorur si Lebensraum – ose “hapësirë e gjallë” për gjermanët etnikë. Nëna e saj vdiq nga shkaqe të panjohura më 18 shkurt 1943, vetëm dy muaj pas mbërritjes së tyre. Sipas të dhënave të kampit, Kwoka u vra muajin tjetër me një injeksion fenol në zemër. Ishte vetëm 14 vjeç.
Fotografia e saj është vetëm njëra prej afro 39,000 fotografive të mbijetuara dhe të marra nga kampi, të cilat janë ruajtur në arkivat e Muzeut Auschwitz-Birkenau.
Jo vetëm për hebrenjtë e vrarë në kamp, por projekti gjithashtu ka nxjerrë në dritë dhe grupet e tjera që u përballën me përndjekjen nën regjimin nazist dheqë ishin midis 1.1 milion viktimave të Aushvicit.


Fotografitë e të burgosurve të tjerë, si Walter Degen, një homoseksual i transportuar në Aushvic, në bazë të seksualitetit të tij, në gusht 1941, ose Deliana Rademakers, një Dëshmitare Hollandeze e Jehovait që vdiq atje në dhjetor 1942, kanë ndihmuar në sjelljen e tregimeve të këtyre grupeve gjithashtu.
“Ne duhet të kuptojmë se si dhe ku filluan të gjitha. Gjuha e urrejtjes ishte fillimi. Ne duhet të shohim dhe të kuptojmë se deri ku mund të shkojë ajo.”
Burimi Euronews
Burimi i fotos: Faces of Auschwitz/Marina Amaral