Javën e shkuar, Aleanca kundër diskriminimit LGBTI, Të bashkuar Pro-LGBT dhe Streha, vijuan takimet me organizata dhe institucione lokale në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të përpjekjeve të tyre për fuqizimin e mëtejshëm të lëvizjes LGBTI+ jashtë qytetit të Tiranës dhe advokimin e këtyre të drejtave në një masë më të gjerë.
Takimet e rradhës u zhvilluan në Bashkinë e Matit me punonjës së kësaj Bashkie dhe në Shkodër me organizatën “Gruaja tek Gruaja”.
Në këto takime, në formën e bashkëbisedimit, u prezantuan problematikat kryesore që si organizatat, ashtu edhe institucionet lokale hasin në evidentimin e rasteve të dhunës, diskriminimit apo nevojës për shërbime për anëtarë të komunitetit LGBTI+.
Takimi në Bashkinë e Matit me punonjës socialë pranë kësaj Bashkie dhe përfaqësues së organizatave / Foto: Nensi Bogdani Xheni Karaj, Drejtuesja Ekzekutive e Aleanca LGBTI, gjatë takimit me organizatën “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër. / Foto:Nensi Bogdani
Nga takimet e vazhdueshme të realizuara në rrethe të ndryshme, rezulton se specialistë nga sektorët e mirëqenies sociale pranë Bashkive të ndryshme të vendit, përfshirë dhe Bashkinë e Matit, kanë ende një numër të kufizuar të rasteve të ofrimit të shërbimeve ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTI+, kjo për arsye kryesisht të mos-pranimit shoqëror në komunitetet ku këto individë jetojnë.

Përmes këtyre takimeve, përfaqësues së organizatave nga Tirana, japin një informacion të përgjithshëm të situatës së komunitetit LGBTI+ në Shqipëri, e cila pasqyrohet tashmë rregullisht dhe në raportet vjetor punës së të tre organizatave, si edhe shpjegojnë disa nga problemet më emergjente që komuniteti ka dhe se si këto probleme mund të adresohen nga punonjësit socialë apo organizatat që ofrojnë shërbime për individë me problematika të ndryshme sociale.
Në organizatën “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër, gjatë takimit u bisedua gjithashtu për mundësi të ardhshme bashkëpunimi, me qëllim rritjen e vizibilitetit për ekzistencën dhe problematikat e komunitetit LGBTI+ në këtë qytet.
Nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave midis organizatave të komunitetit LGBTI+ në Tiranë dhe shembujve konkretë që punonjës pranë “Gruaja tek Gruaja” kanë pasur me rastet e ardhura pranë tyre, u konsiderua dhe më në gjerësi mundësia e shkëmbimit të praktikave të mira të punës midis organizatave, me qëllim ardhjen në ndihmë të të gjithë komuniteteve në nevojë.
Takimet do të vijojnë dhe në muajt në vazhdim në të tjera qytete të vendit, me qëllim krijimin dhe koordinimin e një rrjeti aleatësh, të cilët mund të ndihmojnë komunitetin LGBTI+ në rajonet e tyre dhe të ndihmojnë njëkohësisht në avancimin e mbrojtjes së të drejtave të këtij komuniteti në rang vendi. Këto takime po mundësohen falë projektit të realizuar nga National Democratic Institute Albania, me qëllim Diversifikimin dhe Fuqizimin e lëvizjes kombëtare për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI+.
Përfaqësues nga Pro-LGBT, Aleanca LGBTI dhe Streha në takimin në Bashkinë e Matit/ Foto: Nensi Bogdani Gjatë prezantimit në organizatën “Gruaja tek Gruaja” / Foto: Nensi Bogdani Xheni Karaj gjatë takimit me presidenten e organizatës “Gruaja tek Gruaja” Majlinda Angoni / Foto: Nensi Bogdani