(Pa) Drejtësi, shantazhe e ambasadorë

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriak Llalla ka treguar të vërtetën e tij.
Një ndër personat më të rëndësishëm në vend, i dënuar me dy vite burg, i shpallur person “Non Grata” në SHBA për korrupsion madhor, ka folur në emisionin “Çim Peka Live” duke treguar histori sa të pabesueshme, aq edhe skandaloze e tronditëse.
Ambasadorët kërkojnë arrestime!
Të paktën dy ambasadorë të huaj, ai i SHBA dhe e BE i kishin kërkuar Llallës arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Llalla deklaroi se ishte ish-ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, ajo që i kërkoi në zyrë që të vinte në pranga Berishën “në mënyrë që vendi të hynte në BE” ndërsa ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu i kishte bërë të njëjtën kërkesë për Metën.
“Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohet, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë.”-tha Llalla.
Materiale të bollshme
Më tej Llalla ka thënë se ka materiale të bollshme që mund të shkaktojnë tërmet në politikë.
Llalla foli për “materiale të bollshme” që ka në dispozicion kur u pyet nëse ka pasur kontakt me materiale kompromentuese për politikanë vendas apo diplomatë të huaj, që mund të shkaktojnë tërmet në politikë.
SPAK nën kontrollin e SHBA
Për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla SPAK, një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend, është nën kontrollin e Ambasadës Amerikane. I ftuar në “Çim Peka Live”, Llalla tha se ka parë me sytë e tij se si senacat vëzhgoheshin nga amerikanët.
Madje, sipas Llallës, gjyqtarja gjithë kohës mbante një kontakt vizual me një çift që ndodhej në sallë që i jepte aprovimet për një veprim të caktuar.
Kërcënimi nga bandat e pushtetit
Ish-kryeprokurori Llalla ka treguar se vendimin për të larguar fëmijët e tij drejt Gjermanisë e ka marrë pasi kishte informacione se u rrezikohej jeta.
Ai tha se në kohën kur e mori atë vendim, Banda e Shullazit ishte shumë e fuqishme dhe kishte mbështetjen e qeverisë gjithshtu, por pa përmendur emra nga këta të fundit./HistoriaIme