Bliss, vetëm një klik larg ndihmës për shëndetin mendor.

Bliss është platforma e parë e terapisë online në gjuhën shqipe, e krijuar për të ofruar mbështetje psikologjike të përballueshme, fleksibël dhe pa stigma, veçanërisht për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë vështirësi të gjejnë një profesionist të ndjeshëm ndaj gjuhës dhe kulturës së tyre. Bliss ka për qëllim të sjellë shëndetin mendor në fokus, aty ku duhet të jetë: i aksesueshëm për të gjithë.
Veçoritë kryesore të platformës:
- Filtra të avancuar për të zgjedhur psikologun e duhur, bazuar në çështje specifike, metodat e terapisë, gjuha, vendndodhja dhe çmimi.
- Seanca terapie me video, audio ose mesazhe, që mund të zhvillohen nga çdo vend, pa pasur nevojë të dalësh nga shtëpia.
- Psikologë të licencuar e të trajnuar për ndjeshmëri kulturore, që flasin gjuhën tënde dhe kuptojnë sfidat e jetës si emigrant, anëtar i komunitetit LGBTQ+, student, apo prind i ri.
- Privatësi e plotë dhe siguri digjitale, që i jep përdoruesit kontroll mbi të dhënat dhe përvojën e tyre.
Si funksionon?
- Përdoruesi regjistrohet në app.bliss.al
- Eksploron databazën e psikologëve dhe përdor filtrat për të gjetur profesionistin më të përshtatshëm për nevojat e tij.
- Rezervon një seancë dhe zhvillon terapinë online, në mënyrë diskrete dhe të sigurt.
- Ka mundësi të vazhdojë komunikimin me psikologun përmes mesazheve, brenda platformës.
Pse Bliss?
Në një kohë kur shëndeti mendor është më i rëndësishëm se kurrë, Bliss e sheh si mision të tij të afrojë terapinë me njerëzit që shpesh janë lënë pas dore nga sistemet tradicionale; emigrantë, komuniteti LGBTQ+, të rinjtë që nuk ndihen mirë në realitetin e tyre, ata që vuajnë nga ankthi, depresioni, trauma, apo thjesht kërkojnë një hapësirë ku mund të dëgjohen pa paragjykim.