Si u nda debati publik për barazinë gjinore?

Diskutimi për projektligjin e barazisë gjinore ka ndezur një valë reagimesh të ashpra e të kundërta në rrjetet sociale dhe studiot televizive. Nga njëra anë qëndrojnë ata që e shohin si “kërcënim” për familjen tradicionale, ndërsa nga ana tjetër individë e aktivistë që theksojnë rëndësinë e respektit dhe dinjitetit për çdo qenie njerëzore.
Arjana Muçaj, drejtuese e Departamentit të Psikologjisë, reagoi me një qasje që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi profesionalizmin e saj:
“Familja është e shenjtë, nuk mundet një projektligj të rrëzojë rregullat e natyrës. XY dhe XX janë të pandryshueshme. Çdo X më tepër dhe çdo Y më tepër është një çrregullim.”
Por, siç vërejnë aktivistët, kur një psikolog e sheh diversitetin gjinor si “çrregullim”, atëherë ku do të gjejnë strehë të rinjtë LGBT që përballen me stigmatizim e vështirësi? Në vend që të fuqizohen për të përballuar botën, shumë mbeten të lënduar dhe shpesh çohen deri në tragjedi si vetëvrasja.
Ky është një shembull ekstrem i një diskursi që në vend që të shërojë, e plagos më keq.

Nga një këndvështrim krejt tjetër, Lolita, një personazh anonim prapa një profili me ndikim të madh në publik, shprehu se është nuk e imagjinon të thërrasë prindërit e ver 1 e 2, por theksoi:
“Sepse besoj tek dashuria dhe jam rritur me dashuri, nuk arrij dot të urrej apo të sulmoj ata që duhen mes të njëjtës gjini. Debati i ngritur kundër Xheni Karajt tregon më shumë për frustrimet e atyre që sulmojnë, sesa për të.”
Një qëndrim që dëshmon se dashuria dhe respekti nuk përjashtojnë bindjet personale.
Edhe pse duam të theksojmë se nuk ka patur kurrë një iniciativë për të emërtuar Prindërit 1 e 2.

Edhe Fjorda Llukmani, gazetare dhe një personazh që ka krijuar një komunitet në rrjetet sociale, që jeton në Vjenë, kërkoi më shumë maturi:
“Është e rëndësishme që disa persona mbajnë qëndrimet e tyre, por pa fyer dhe diskriminuar.”
Një mesazh se debati mund të zhvillohet civilizuar, pa shndërruar ekranet televizive në arenë përbaltjesh. Kështu edhe duke na rikujtuar rolin thelbësor të medias si përcjellës i informacionit, dhe hapësirë për opinione personale deri në kufirin e fyerjes dhe diskriminimit.
“Eeee ku fle lepuri, i paskan mbaruar lekët e lulediellit kësaj që rri duke ulëritur nëpër studio televizive. Sa herë do me bo bujë shqiptari del me kartën e atdhetarizmit që të kapi komentuesit online me ua përkëdhel sedrën. Po ti futesh thellë, as 10% s’janë atdhetarë tamam. Problemi ynë është tek mungesa e informacionit dhe shpërndarja e tij në mënyrë të gabuar. Nuk vjen e keqja nga gay-lliku e trans-lliku, por nga ata që flasin me inat publikisht dhe nxisin urrejtje, pa ditur të bëjnë dy muhabetet me qetësi.”

Ky debat nuk është thjesht për një fjalë si “burrneshë” apo për mënyrën sesi do të emërtohen prindërit në dokumente, por për thelbin e një shoqërie që po përpiqet të gjejë ekuilibrin mes traditës dhe respektit për diversitetin.
Ajo që mbetet e qartë është se, ky projektligj nuk ndryshon natyrën, por synon të përmirësojë kuadrin ligjor dhe të garantojë barazi reale.