29 shtatori: Dita Kombetare e Trashegimisë Kulturore
Në kuadrin e “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, “Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore” dhe nismës së Ministrisë së Kulturës “Trego Kulturën Tënde” Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë dhe Diversitetit Kulturor, ditën e hënë, dt. 29 shtator organizon aktivitetet e mëposhtme:
Ora 09.30 Tryezë e rrumbullakët “Trashëgimia, Restaurimi, Arkeometria”
Vendi: Ministria e Kulturës, salla “Tefta Tashko”
Ora 11.30 Paradë e ansambleve folklorike përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Nisja: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Mbërritja: Kolonada përballë stadiumit “Qemal Stafa”.
Ora 12.00 Koncert me valle i ansambleve folklorike.
Panair artizanati. Krahas koncertit të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin dhe një
Vendi: Kolonada përballë stadiumit “Qemal Stafa”.
Shënim: Në rast moti me shi, koncerti do të zhvillohet në Universitetin e Arteve.
Ora 18.00: Ekspozitë me instrumente të vjetër muzikorë – Koleksioni privat i z. Mark Luli.
Performancë muzikore nga ansambli “Arketip” me instrumente nga ekspozita. Vendi: Muzeu Historik Kombëtar
Shënim:Ekspozita do të qëndrojë e hapur: 29 shtator – 2 tetor 2014.