Art ne bunker…
Një italian ka transformuar një bunker në Bosnje në instalacion artistik. Artisti Alfredo Pirri ka shfrytëzuar për idenë e tij një bunker që gjendet në Konjic, 80 kilometër nga Sarajeva. Ai e ka mbuluar dyshemenë e bunkerit me pasqyra të thyera, ku gjatë tre muajve në vijim vizitorët do të mund të shohin pasqyrimin e deformuar, një detaj me të cilin autori synon të përcjellë idetë e tij.