Asnji premtim per trashegimine kulturore
Kësaj fushate nuk po i mungon asgja, premtime, kërcënime, pistoleta, shamje, shpifje, mashtrime, shitblemje, shkarkime e shumë të tjera si këto. Sigurisht ajo që që të bjen në sy asht gama e pabesueshme e premtimeve: shkolla, autostrada me katër korsi, pallate sportit, heqje vizash, vende pune, investime, zbukurime, integrim, bashkim, shembje dhe ndërtime, ura dhe pasarela, koncerte pop dhe kabina plazhi, çertifikata pronësie, universitete të reja, fabrika, aeroporte, porte turistike e shumë e shumë gjana që për t’i realizue me të vërtetë do të duheshin nja 50 vjetë të mira.