Banoret mbledhin para per te mbrojtur kishen ku u demtua afresku i Onufrit
Banorët e komunës së Gjinarit, vend në të cilin gjendet Kisha e Shën Premtes, në të cilën u dëmtua afresku i Onufrit, kanë vendosur të mbledhin vetë para që të paguajnë rojë për monumentin .
“Të hënën, pleqësitë e lagjeve të çdo fshati në komunën Gjinar të Elbasanit kanë raportuar dakordësinë e çdo familjeje për të kontribuar në ruajtjen e kishave të zonës së Shpatit. Gjithçka ka ardhur natyrshëm dhe solidariteti ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë për GSH kryekomunari Kristaq Shqau.