Ben Blushi fiton Cmimin Europian per Letersine
Fituesit e Cmimit të Bashkimit Evropian për Letersinë u njoftuan sot tek Panairi i Librit ne Frankfurt. Cmimi njeh autorët e rinj më të mirë në Europë. Fituesit e këtij viti janë: : Ben Blushi(Shqipëri), Milen Ruskov (Bullgari), Jan Němec (Republika Ceke), Makis Tsitas (Greqi), Oddný Eir (Islandë),Janis Jonevs (Letoni), Armin Öhri (Liçestein), Pierre J. Mejlak (Maltë), Ognjen Spahić (Mal I Zi),Marente de Moor (Hollandë), Uglješa Šajtinac (Serbi), Birgül Oğuz (Turqi) and Evie Ëyld (Mbretëritë e Bashkuara).
Cmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë(EUPL) është i hapur për shtetet që marrin pjesë në programin Creative Europe për sektorët kreativ dhe kulturor. Cdo vit, juritë kombëtare nominojnë autorët fitues.
“Cmimi i dedikohet autorëve më të mirë të rinj në Evropë, pavarësisht vendit të origjinës dhe gjuhës. Synimi është të nxjerrë në pah autorët më të rinj bashkëkohorë, të inkurajojë shitjet ndër kufitare dhe të promovjë përkthimin, publikimin dhe leximin e letërsisë nga vende të tjera. Programi i ri i Creative Europe ofron grante për përkthime duke ndihmuar autorët të tërheqin lexues përtej kufinjve kombëtarë.” u shpreh Androula Vassiliou, komisionerja Europiane për Kulturën, Edukimin, Multilingualizmin dhe Rininë.
Për më shumë: http://europa.eu/rapid/press-release_MEMO-14-567_en.htm