Eurovizion, Shqiperia nuk kalon ne naten finale
Shqipëria nuk ka kaluar në natën finale të Erovizion. Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko përfaqësuan Shqipërinë me këngën “Identitet”. Ata interpretuan të 14-ët natën e mbrëmshme. Me një ndërthurje mes tradicionales dhe modernes, veshja e trupës sonë ishte stiluar nga Joni Peçi. Interpretimi me kitarë i Sejkos e bëri për vete publikun ndërsa zjarri e mjegulla mbuluan skenën në çastin kur këndohej shqip. Sejko e Lulgjuraj falenderuan në gjuhën shqipe.