FOTO/ “Lapidarët si copëza të historisë shqiptare”, ekspozitë nga fotografi Rober Hackman
“Lapidarët kurrë nuk tradhtojnë dobësi apo mungesë vendosmërie. Janë të fortë, me tytat e armëve të drejtuara lart dhe të zbukuruara me yje. Një imazh jo përherë i vërtetë, sepse shume prej tyre nuk janë solidë. Të ndërtuar prej betoni kryesisht, lapidarët janë në shpërbërje, relikte të një perandorie të shkuar, kujtime të jetëve të humbura”, thotë Robert Hackman.
Fotografi Hackman do të sjellë më 6 gusht në Galerinë Kombëtare të Arteve një ekspozitë me fotografitë e lapidarëve në vende të ndryshme të Shqipërisë. Dy vite më parë ai ka sjellë një ekspozitë kushtuar bunkerëve.
“Më intriguan lapidarët dhe monumentet publike të Shqipërisë ndërsa fotografoja riciklimin dhe ripërdorimin e bunkerëve prej vitit 2007. Bunkerët ishin ripërsëritje e së njëjtës histori pavarësisht vendndodhjes, kurse secili lapidar kishte një histori dhe një arsye për ekzistencën e tij. E sa më shumë fotografoja, aq më shumë shihja ngjashmëri”, thotë Hackman.
/l.k./