Po për punë? Si i bëhet?

Përveç nevojës thelbësore për me lexu artikujt e Historia Ime çdo ditë, ne si njerëz do të na duhet domosdo të punojmë. Qoftë për të përmbushur egon, qoftë për të shijuar kohën a qoftë për të fituar para. Kjo nuk është çështje numrash a kuotash sociale. Por çështje pranimi dhe një sfide të vazhdueshme për të bindur punëdhënësit që të jesh queer, nuk ti zbeh aftësitë profesionale.
Edukimi joformal, profesional apo akademik i jep rrjedhimisht një mundësi dikujt të aftë për tu punësuar. Ndërsa shpesh herë kjo hallkë e arsimimit në komunitetin LGBTQ+, mungon. Duke u hasur me vështirësitë e diskriminimit dhe të nënvlerësimit në insititucione arsimore në vendin tonë, edhe motivimi e shtysa për të studiuar ulet. Shtuar faktin që jo të gjithë kanë vetëbesimin e formuar, apo guximin e duhur për ti dalë ballë barrierave, sistemi arsimor është një tjetër sfidë për disa.
Një flluskë e madhe e problemit qëndron edhe në faktin se e gjithë vëmendja për punësimin e të rinjve përqendrohet në Tiranë, por mundësi duhen zhvilluar edhe në qytetet të tjera, dhe zona të thella ku nevoja për pavarësi financiare është e ndryshme. edukim për punëdhënësit. Punësimi i komunitetit LGBTQ+ duket se problemin më të madh e shfaq me mënyrën se si punonjësit potencialë vishen, duken, apo në feminilitetin a maskilitetin e zërit.
Gjendja askund nuk është e ndarë rreptësisht, ku ka edhe biznese që kanë përqafuar prezencën e personave të dalë hapur, atyre më femininë, apo mashkullorë.
Filialet e kompanive të mëdha botërore që operojnë në Shqipëri, si përshembull Deloitte apo Raiffeisen kanë politika të veçanta për punësimin të personave queer. Duke i dhënë një mundësi më shumë, në krahasim me tregun dhe mundësitë e punësimit. Megjithëse kuotat përfaqësohen nga numra, dhe nuk duhet të jenë të tilla, janë një hap i parë drejt një kulture gjithëpërfshirëse.Një punonjës është një punonjës, dhe jo një punonjës queer. Dhe se të gjithë monitorimet, rekomandimet e kuotat e vendosura kundrejt diskriminimit e nënçmimit ndaj komunitetit LGBTQ+, nga institucione europiane e organe vendimarrëse, duhet të sigurohen që ndodhin vërtet. Kështu u shpreh një djalë i ri gej në një takim gjatë javës së Integritetit.

Një vështirësi më e madhe i bie mbi shpatullave edhe të rinjve të ‘’Gen Z’’, të cilët kanë arritur ta përqafojnë më shumë lirinë seksuale e gjinore. Kështu shpeshherë mundësitë e vetme të punësimit janë në call-centre, ku nuk do ju duhet të përballen fizikisht me dikë. Hasur me refuzime për shkak të aparencës ndeshen edhe personat trans, të cilët kanë refuzime dhe diskriminime nga punëdhënësit e bizneseve të vogla, të mëdha a korporatave. Kjo sjell si të vetmen mundësi për mbijetesë, punën e seksit.
Ndërsa Ted Cruz, senator republikan në Teksas të SHBA-ve, ka propozuar masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë përemrat e përzgjedhur nga individët. Teksa kjo duket e largët për Shqipërinë, Historia Ime ju shtyn të gjeni forcën brënda vetes dhe shtegun tuja për sukses. Kërkoni biznesin e duhur, mendoni të hapni një biznes, takoni njerëzit e duhur.