Francë: Një varr misterioz me 200 skelete zbulohet poshtë një supermakteti
Në Paris është zbuluar një varr i pazakontë. Ndërsa punonin për zgjerimin e supermarketit, punëtorët kanë parë në bazamentin e tij dicka të cuditshme. Bëhet fjalë për një varr me tetë dhoma nëntokësore dhe rreth 200 skelete. Madhësia e varrit ka bërë të besohet se kemi të bëjmë me viktima të një epidemie.
Ekspertët e kanë konsideruar këtë vend si të jashtëzakonshëm dhe u shprehën se kanë mbetur pa fjalë pas një zbulimi të tillë. Në krye të gërmimeve është Isabelle Abadie, ajo thote se “Fakti që kaq shumë njerëz janë varrosur së bashku në një varr kaq të madh na tregon se ka pasur një krizë ku vdekshmëria ka qënë e lartë.”
Duke u kthyer mbrapa në histori, kujtohet se Parisi është goditur nga disa epidemia gjatë shekujve te XIV, XV dhe XVI, si dhe një përhapje të Lisë në shekullin e XVII. Ndaj skeletet do t’iu nënshtrohen analizave të ADN-së për të kuptuar më shumë.