Policia franceze përplaset dhunshëm me protestuesit kundër ndryshimeve klimaterike

Prokurorët francezë kanë deklaruar ditën e hënë, se kanë ndërmarrë një hetim paraprak, pasi policia ka përdorur mburoja të rënda dhe sprej me piper për të spastruar qindra aktivistë ambientalistë, të cilët, javën e kaluar bllokuan urën mbi lumin Sena në Paris. Prokurorët u shprehën se hetimi do të kryhet nga inspektorët e brendshëm të policisë kombëtare.
Qeveria po përballet me kritika të ashpra për reagimin dhe dhunën në largimin e protestuesve, një nismë e “Extinction Rebellion” lëvizje e cila lindi në Britani si mosbindje civile. Të premten, pranë urës “Pont de Sully” në qendër të qytetit, protestuesit bllokuan trafikun për të dhënë shembullin se aktivizmi në lidhje me ndryshimet klimaterike po forcohet në të gjithë Evropën veriore dhe perëndimore.
Pasi kudo në mediat sociale u publikuan pamje që dëshmonin se policia kishte shkaktuar trazira dhe përdorur sprej me piper kundër protestuesve teksa i tërhiqte zvarrë ata, Ministri i Brendshëm Christophe Castaner bëri thirrje të hënën duke u shprehur se po punohet në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij incidenti.
“Extinction Rebellion” e përshkruajnë veten si një grupim i drejtpërdrejtë por pa tendencë në veprime të dhunshme. Ata kanë ndërmarrë një sërë protestash të profilit të lartë në Londër, duke përfshirë ndërprerjen qarkullimit rrugor dhe hekurudhor,pikërisht si metodë e përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimatike në planet.
Ndërkohë risjellim në vëmendje se në mars, dhjetëra-mijëra aktivistë ambientalistë kanë marshuar nëpër Paris. Gjatë fundvitit të kaluar, Franca gjithashtu u përball me demonstrata të mëdha dhe disi të dhunshme nga “Vests Yellow”, një lëvizje shoqërore kundër Presidentit Emmanuel Macron. /l.k