Kadare mbi standartin: zhurmë të pandershme
“Në kohën kur Shqipëria, e lodhur pas komunizmit, ka nevojë për të marrë veten, qindra mijëra fëmijëve shqiptarë u pështyhet mu në sy, mjeti kryesor me anë të të cilit ata zbulojnë botën, dijet, të vërtetën. Pas spekulimit me fjalën “standard”, fjalë që nuk është shqiptuar asnjëherë prej Kongresit të Drejtshkrimit, për gjuhën e sotme shqipe përdoren cilësimet: bunker, burg, prangosëse trush, torturuese fëmijësh, shtypëse dialektesh etj., etj. Ju mund të pyesni, a ka ndonjë shkas për këtë ose së paku, a ka ndonjë vjegë (pretekst)?