Konkurenti i verber perlot publikun e “Voice of Albania”
Ka qenë e pamundur për Alma Bektashin të përmbajë lotët kur pa se konkurenti i sapozgjedhur në skuadrën e saj gjatë audicioneve të fshehta, Stenald Mëhilli, ishte i verbër. Emocionet kanë pushtuar edhe gjithë pjesën tjetër të jurisë si dhe moderatorin Ledion Liço. Duke mos qenë në gjendje të thotë asnjë fjalë, me lotë në sy dhe në shoqërinë e duartrokitjeve të gjata të publikut Alma i jep një përqafim Sternaldos pa bërë asnjë koment.