Margarita Xhepa në Athinë me monografinë e re “Diva shqiptare”
Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan aktoren Margarita Xhepa e cila do të promovojë monografinë e jetës së saj në Athinë.
“Diva shqiptare” titullohet një monografi artistike e re për Margarita Xhepën me autor Miho Gjinin. Autori e ka ftuar aktoren e madhe shqiptare për ta promovuar monografinë në Athinë në muajin korrik, ku thotë se kjo do të bëhet “përmes një feste të mirorganizuar, ku do të jenë të ftuar artistë grekë dhe shqiptarë”.