Ministria e Kultures: Shpallet konkursi letrar “Une Milosao”
Në kuadër të organizmit të veprimtarive kulturore dhe artistike për kremtimin e 200 vjetorit të lindjes së poetit dhe atdhetarit të shquar të Rilindjes Kombëtare Jeronim De Rada, në programin e këtij përvjetori jubilar, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit shpallin konkursin për krijimin më të mirë me temë “Unë, Milosao” që do të përfshijë gjithë të rinjtë e shkollave të mesme të Shqipërisë.
Milosao është njërej karaktereve më të dashur në letërsinë shqipe, kurse vepra ku ai përfaqësohet një prej më të arrirave. Kjo poemë ndonëse e shkruar 200 vite më parë ende lexohet me endje, e kjo do të thotë që Milosao ende vijon të na përfaqësojë në plotësinë e vet. Që do të thotë se ëndërra dhe ideali i Milosaos janë gjallë.
Këto krijime nuk duhet të jenë më të gjata se tre (3) faqe Word A4 (me gërmë Times New Roman & madhësi 12) dhe jo më pak se një faqe. Afati i dorëzimit të krijimeve është 31 tetori dhe po ashtu krijimet mund të shkruhen në zhanret e tregimit, esesë dhe poezisë.
Adresa elektronike ku do të dorëzohen shkrimet është [email protected]
Fituesit do të shpallen në fund të nëntorit, ndërsa ceremonia do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Kulturës.