Mira Meksi boton “Mallkimi i perendeshave te Ilirise”
Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është romani më i fundit i shkrimtares Mira Meksi, botuar nga shtëpia botuese “Toena”. Bëhet fjalë për një roman me ngjyresë historike, që na shtyn shumë thellë në kohë, mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Botuesit premtojnë një roman të “patëdytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimësisë”. Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e kohës dhe kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. “Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote. Dhe nëpërmjet po të njëjtës alkimi dhe magji çliruese, bota ilire e shekullit III para Krishtit depërton thellë në qenien, jetën, botën, shqisën dhe frymëmarrjen tonë prej lexuesi” shkruhet tek Panorama.