Rikthehet Miss Trans Albania, konkurs i vetëm i bukurisë, i cili promovon bukurinë e të qenit vetvetja.
Në edicionin e vitit 2020, i cili pritet të mbahet ditën e shtunë në Tiranë, do të ketë vajza pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të rajonit, të cilat do të konkurojnë për kurorën e Miss Trans Albania 2020.
Organizuar nga Aleanca LGBT dhe Kleandra, e cila do të jetë sërish prezantuesja dhe performuesja kryesore e eventit, edhe këtë vit, Miss Trans do të shoqërohet me performanca artistike nga artistë të ftuar si dhe surpriza, për të cilat do të na duhet të presim për t’i zbuluar.
Mes vajzave pjesëmarrëse, do të zgjidhen pesë konkurente finaliste përmes votimit të jurisë dhe në një votim nga publiku i ftuar, mes pesë finalisteve do të zgjidhet dhe fituesja e kurorës së bukurisë për vitin 2020.
Miss Trans Albania, përveç se promovon bukurinë e të qenit vetvetja, rrit dhe vizibilitetin për komunitetin transgjinor në Shqipëri, individët e së cilit pavarësisht vështirësive të së përditshmes në vendin tonë, mbeten gjithmonë të qeshur dhe plot humor dhe pozitivitet.
Surprizat e spektaklit mbeten për tu zbuluar ditën e shtunë. Mos e humbisni!
https://facebook.com/events/s/miss-trans-2020/203784431017605/?ti=cl