“Mos me shiko me perbuzje”
Entela Resuli
-Emri i tij u bë i njohur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin, së fundmi edhe në Rumani. Fotografi nga gjakova Artan Korenica, hapi një ekspozitë të veçantë fotografike me titull: “Mos më shiko me përbuzje”. Mesazhi në thelb kishte të bënte me të drejtat e njeriut. Në të u përfshinë gjithsej 40 fotografi të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptian nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ne e takuam Artanin, për të biseduar më shumë rreth fotografisë dhe pasionit që ai ka për këtë art.