Nje dite per dashnorin e letrave
Sot, 115-vjetori i lindjes së Ernest Heminguejit / Këngëtarja Eda Zari, mikëpritëse e një mbrëmjeje “Alla-Heminguej” Në shqip, shkrimtari është përkthyer nga emra të njohur të letrave, si Ismail Kadare apo Vedat Kokona.”Nuk e di të them se pse sa herë të rrethoja me krahët e mi, ndihesha si në shtëpi.” Ernest Heminguej, një prej personazheve më të njohura të letrave botërore, i shkruante kështu të dashurës së tij, Marlene Dietrich. Janë pa fund letrat që ai i shkroi asaj dhe ato që ajo shkroi për të. “E dashurova menjëherë. Nuk kam reshtur kurrë së dashuruari.