Performanca “Agim” te marten ne Galerine Kombetare
Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë t’ju ftojë të martën, datë 18.11.2014, ora 19.00, në premierën e performancës Agim (Dawn), prodhimi më i fundit i trupës ndërkombëtare Hodworks, fituese e Cmimit Rudolf Lábán si ‘performanca më e jashtëzakonshme bashkëkohore hungareze’ për vitin 2013.
Performanca në GKA jepet vetëm për një natë dhe është pjesë e Edicionit të 9 të ALBANIA DANCE MEETING FESTIVAL, iniciuar dhe drejtuar nga Gjergj Prevazi.
Në Agim, fokusi është mbi trupin e zhveshur të njeriut. Si një pjesë e guximshme dhe radikale, vepra kërkon një nivel të jashtëzakonshëm vetëdije, force dhe ndjeshmërie nga interpretuesit – ashtu siç pritet nga koreografi Adrienn Hód.
Trupa Hodworks u themelua nga koreografi hungarez Adrienn Hód në vitin 2007. Përveç anëtarëve të përhershëm, kjo kompani ndërkombëtare me bazë në Budapest punon me artistë të ftuar nga zhanre të ndryshme të artit. Hodworks mbledh krijues të ndjeshëm, proaktivë dhe vizionarë që punojnë sot me metoda krijuese dhe të përqendruara. Ata përqendrohen në trupin e njeriut, të çliruar nga kufijtë, skenat apo butaforitë. Veprat e Hodworks marrin gjithmonë drejtime të reja dhe progresive dhe janë rezultat i hulumtimeve komplekse bazuar tek improvizimi, i cili shfaqet në formë rreptësisht të strukturuar në skenë. Pjesët e tyre stimulojnë shpirtin dhe shqisat e publikut dhe i ftojnë të gjithë ti hapen të panjohurës.
Agim
Koreografia: Adrienn Hód
Performuar nga: Emese Cuhorka, Júlia Garai, Csaba Molnár, Marcio Canabarro
Muzika Live nga: Zoltán Mizsei
Ndricimi nga: Kata Dézsi
Co-producent: Trafó (Budapest)