Prej deshires dhe frikes
Dy artistë bashkëkohorë finlandezë, Noora Geagea dhe EGS, sjellin sot në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozitën “Five”. Një udhëtim përmes Tiranës, frymëzuar nga romani i njohur i Italo Calvino-s, “Qytetet e padukshme”
“Qytetet janë si ëndrrat, krijuar prej dëshirave dhe frikës, ku edhe nëse filli i bisedës së tyre është sekret, rregullat e tyre janë absurde, perspektivat e tyre të mashtrojnë, dhe gjithçka mbulon diçka tjetër.” Italo Calvino i përshkruan kështu qytetet që krijoi në imagjinatën e tij, në librin “Qytetet e padukshme”.