Programi i ri i BE-se per kulturen, nisin takimet informuese per projektet
Në sallën “Tefta Tashko Koço” të MK-së, u zhvillua një takim informues e konsultues. Takimi vlente në kuadrin e marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkimit Europian në qershorin e këtij viti që lidhej me pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e ri të BE-së për sektorin kulturor dhe krijues “Creative Europe, Europa Krijuese”.