Pse nuk futen ne burg autoret e masakrave ndaj historise dhe kultures ne Durres*?
*Titulli redaksional
Etleva Nallbani shkruan per revisten JAVA: A do gjejmë forcën dhe aftësinë të zbërthejmë deri në fund këtë masakër trashëgimie duke nxjerrë përgjegjësinë juridike e morale të aktorëve të saj, për tu shkëputur një herë e mirë nga korrupsioni e degradimi, apo do vazhdojmë të zvarritemi në frustrimin që sjell ky degjenerim institucional e moral ?
Durrësi si qendër urbane ka ekzistuar që gjatë periudhës arkaike, pra që në shekujt e 7-6 para k. por përveç tempujve mbi kodrat përreth, e nekropolit, fatkeqësisht të dhënat nga qyteti vetë, janë të rralla.