Shpallje e konkursit “Narracioni i legjendave permes novelave grafike”
Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara gjatë vitit 2014, Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe shpall zhvillimin e konkursit ” Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”. Ky aktivitet, që do të jetë i pari i llojit të vet në Shqipëri, do të zhvillohet në formën e konkursit, ku studentë, nxënës e artistë profesionistë e amatorë, do të paraqesin punimet e tyre në një ekspozitë me novela grafike shqiptare, tematika e të cilave do të bazohet tek trashëgimia kulturore jomateriale, si psh. përrallat, gojëdhanat, legjendat etj. Përvec novelave grafike klasike, në këtë ekspozitë do të përfshihen edhe legjendat bashkëkohore urbane.
Do të ketë çmime për punimet më të mira nga juria e përbërë nga tri ekspertë të huaj.
Duke qenë se aktiviteti përfshin edhe mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, një rëndësi të vecantë do ti kushtohet përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe në novelat grafike. Përsa i përket narracionit, ai mund të jetë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave.
Qëllimi final i aktivitetit është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike.
Punët e përzgjedhura mund të printohen në material plastik apo letër e mbërthyer dhe do të ekspozohen për publikun.
Afatet dhe mënyra e konkurrimit:
Ministria e Kulturës shpall për herë të parë në Shqipëri, konnkursin e Novelave Grafike Shqiptare me tema nga Trashëgimia Jomateriale Shqiptare.
Konkuruesit duhet të paraqesin në 3 fletë A4 një narracion me temë nga legjendat, përrallat ose gojëdhanat të bazuara tek Folklori Shqiptar.
Në konkurs pranohen edhe temat nga legjendat urbane shqiptare.
Autorët mund ta paraqesin Novelën Grafike në gjuhën shqipe standarde ose edhe në dialekt. Nëse autori i përket minoriteteve kulturore ai mund ta paraqesë Novelen Grafike në gjuhën e komunitetit të shoqëruar në shqip dhe anglisht.
Preferohen më shumë Novelat Grafike të cilat narracionin e zhvillojne vetem me anë të imazheve grafike dhe përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe ose në gjuhët e minoreteteve.
Teknika është e lirë.
Në fazën e parë, të interesuarit duhet të paraqesin punimet e tyre fiĺlimisht në format digjital JPG ose PDF, në 3 flete A4, me rezolucion 300 dpi dhe një CV të tyren në shqip dhe anglisht në format Ëord ose PDF.
Afati i dorëzimit të punimeve data 20 tetor 2014 (ora 24.00)
Shpallja e punimeve të përzgjedhura për konkurrim data 1 nëntor 2014
Ndarja e çmimeve dhe e katalogëve për pjesëmarrësit data 14 nëntor 2014
Kujtesë:
Në fazën e parë, të interesuarit duhet të paraqesin punimet e tyre fiĺlimisht në adresën:[email protected]
Në fazën e dytë një juri ndërkombëtare e përbërë nga personalitete të fushës do të përzgjedhin punimet që do të botohen në katalogun e aktivitetit.
Çmimet:
- Çmimi i parë: 90.000 lekë
- Çmimi i dytë: 60.000 lekë
- Çmimi i tretë: 30.000 lekë
Informacion
Novelat grafike janë narracione nëpërmjet imazheve grafike të ngjashme me fumetin, me comics, strip etj. Kjo gjini e artit shumë popullor ne vendet e zhvilluara, nuk ekziston ende në Shqipëri, duke krijuar një boshllëk sidomos në edukimin e brezave të rinj. Novelat grafike janë baza e shumë filmave, shfaqjeve teatrale dhe performancave të ndyshme artistike si :Borëbardha, Batman, Spiderman, Hirushja. Origjina e kësaj shprehjeje artistike fillon që me prehistorinë, kur njeriu nëpërmjet imazheve kërkonte të tregonte mënyrën e tij të të jetuarit, doket, zakonet, ritet etj. Sot, ky lloj arti e ka kaluar kontekstin e tij gazetaresk, duke u kthyer në një gjini të preferuar të artit bashkëkohor, i cili tashmë studiohet në akademitë dhe universitetet më të njohura të botës. Novela grafike konsiderohet sot një nga elementet më të rëndësishëm të teorisë së komunikimit. Përveç disa tentativave sporadike, kjo gjini e artit nuk ka patur kurrë vëmendjen e duhur, si nga shteti ashtu edhe nga shoqëria.
Nga Ministria e Kulturës