Si po pershtatet Muzeu Historik per te mirepritur ekspoziten LGBT
Aktivistë LGBT kanë vazhduar gjatë ditës së sotme punën për t’i dhënë dorën e fundit ekspozitës “Art.1” që do të hapet ditën e hënë, 13 maj në orën 18.00.
Në Muzeun Historik sot ishin të pranishëm përfaqësues të “The Unstraight Museum”, organizata suedeze falë bashkëpunimit me të cilën po mundësohet kjo ekspozitë e para që do të sjellë objekte dhe histori personale të komunitetit LGBT në zemër të Tiranës, në Muzeun Historik Kombëtar.