SkaNdal i shqiptareve ne Festivalin e Sarajeves
Historitë e komunitetit LGBT shqiptar u pritën sot me entuziasëm nga një publik ndërkombëtar në Festivalin e Filmit në Sarajevë.
Në vendin me konflikte të hershme etnike por edhe fetare dhe ku LGBT ende nuk kanë mundësi për të shprehur hapur orientimin e tyre seksual, historitë shqiptare të treguara në dokumentarin SkaNdal shtuan kurreshtjen e mbi 350 shikuesve në sallën më të madhe të kinemasë MultiPlex në Sarajevë.