The Voice of Italy. Elhaida Dani: Faleminderit (Nuk eshte nacionalizem, eshte shprese per te rinjte)
Elhaida Dani është fituesja e spektaklit The Voice of Italy, duke u shpallur kështu zëri më i mirë në Itali pas një nate të gjatë finale ku ajo u shfaq ne nje forme të shkëlqyer.
Talenti i këngëtares nga Shkodra dukej se kishte bindur edhe Piero Pelu, i cili për të mbështetur konkurentin e tij kërkoi të votohej rryma Rock, duke lënë kështu të kuptohej se rryma ishte arma e tij e vetme përballë një vokali si Elhaida.